Edmond Zhulali, nje familjar i mire
Nese themi, qe meshkujt shqiptare jane paksa arkaike, kur bie fjala per te bere pune shtepie, apo pazar, Edmond Zhulali nuk eshte aspak i tille. Te pakten fotot, qe paparazzi yne sjell per gazeten, flasin ndryshe, megjithese duhet te pranojme, qe edhe mentaliteti shqiptar ka ndryshuar shume ne kete drejtim. Kompozitori i njohur, pavaresisht oreve te gjata qe kalon ne studion e tij duke krijuar apo regjistruar, gjen hapesiren e duhur edhe per disa ceshtje te vogla familjare. Paparazzi e ka fotografuar ne nje prej supermarketeve ne afersi te zones se Librit Universitar, ku pasi ka mbaruar punen ne studio, Zhulali eshte kujdesur edhe per disa blerje te vogla familjare. Dhe keshtu, ndersa bie ne objektivin e aparatit fotografik, Edmond Zhulali, i shtohet listes se personazheve publike, qe ne keto dite vere nuk e kane braktisur Tiranen. Ai vazhdon te jete si cdo dite ne studion e tij te regjistrimit.