Impenjimet verore te Enada Atnikolles
Nje bionde, figurante, qe terheq vemendjen edhe pa qene personazh publik. Por marredheniet e saj me boten e spektaklit dhe modes, e bejne Enada Atnikollen nje personazh te kerkuar edhe nga paparazzet. Ajo, qe na cudit eshte prania e saj ende ne Tirane. Natyre, qe pelqen pushimet dhe plazhin, gjate veres ajo eshte gjithmone diku larg Shqiperise, per te pushuar ne menyren me te mire te mundshme. Por kete vere, disa impenjime ne fushen e modes, duket se e kane privuar disi nga pushimet e gjata. Mesojme, se stilistja eshte duke e pasuruar aktivitetin e saj ne fushen e modes, edhe me nje ekspozite per punet e saj. Dhe duke qene se e ka marre shume seriozisht ne kete drejtim, nuk ka lejuar qe pushimet ta nderpresin ne kete rruge. Ajo qe veme re, ndersa shohim foton e Enades eshte forma e mire fizike dhe pamja sportive, qe e karakterizon.