Edukata e ecjes në rrugë, mësime qytetarie për të shmangur aksidentet
Tiranë- Nxitur nga shifrat alarmante të numrit të aksidenteve rrugore në rrugët e vendit, të cilat vetëm vitin e shkuar i morën jetën plot 334 personave, sot të Tiranë e qytete të tjera të vendit është bërë apel për respektimin e rregullave të qarkullimit të rrugë.
Në shkallë vendi janë 1870 aksidente të ndodhura vitin e kaluar si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve dhe kalimtarët e nga mungesa e sinjalistikes në shumë rrugë.
Nxënës të shkollave të mesme në Tiranë janë angazhuar nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara në bashkëpunim me Policinë e Shtetit duke demostruar sesa e rëndësishme është respektimi i rregullave në rrugë si nga ana e kalimtarëve ashtu edhe nga shoferët.
Shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor dhe pakujdesitë janë shkaktarë të 1.3 milionë vdekjeve në botë.