E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edvini ka humbur si kripa në gjellë, s’i është bashkuar ndihmës për zonat e përmbytura

Solidaritet për zonat e përmbytura, Ferdinand Poni kërkon mbledhjen jashtë radhe të Këshillit Bashkiak të Tiranës Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, ka kërkuar mbledhjen e këshillit bashkiak të kryeqytetit. Sipas tij në këtë mbledhje duhet të koordinohen ndihmat për qarkun e Shkodrës. “Akoma s’kemi asnjë reagim nga kryetari i bashkisë së Tiranës, çuditërisht sikur ka humbur si kripa në ujë. Këshilli Bashkiak do të mblidhet jashtë radhe për të caktuar në emër të qytetarëve të Tiranës dhe në emër të atij solidariteti të domosdoshëm për çdo shqiptar, që t’i vijë në ndihmë zonave dhe qytetarëve me emergjencë atje. Ne po formulojmë kërkesën që këshilli të mblidhet jashtë radhe. Besoj që nesër apo pasnesër të mblidhet me emergjencë, ndoshta edhe me rotacion që edhe bashkia e Tiranës, pavarësisht nga mosreagimi i kryetarit t’i bashkohet këtij solidariteti”, u shpreh Poni.    Poni akuzoi kryebashkiakun Edi Rama dhe administratën, se nuk i janë bashkuar ndihmës që po u bëhet nga Shqipëria dhe shtetet e huaja, banorëve të zonave të përmbytura. “Jam këtu për të komunikuar shqetësimin e këshilltarëve demokratë në bashkinë e Tiranës, lidhur me mosveprimin e kryetarit dhe administratës, në solidaritet të zonave të përmbytura. S’kemi reagim nga kryetari i bashkisë së Tiranës, çuditërisht sikur ka humbur si kripa në ujë dhe në këto kushte Këshilli do të mblidhet jashtë radhës”, deklaroi kreu i këshilltarëve demokratë Ferdinand Poni....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›