E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Situata nën kontroll, qeveria e angazhuar për të kapërcyer gjendjen e emergjencës

Kryetarja e Kuvendit në zonat e përmbytura përgjatë Bunës, në Murriqan, në komunën Ana e Malit  Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ishte sot në zonat e përmbytura përgjatë Bunës, në Murriqan,  në komunën Ana e Malit e në fshatra të tjera ku u takua e bisedoi me banorët dhe ndoqi nga afër vijimin e evakuimeve, shpërndarjen e ushqimeve dhe medikamenteve. Në bisedat me Kryetaren e Kuvendit, banorët falënderuan për masat e marra nga Qeveria dhe shtabi i emergjencës, duke shprehur mirënjohjen se si asnjëherë më parë i gjithë shteti ka qenë pranë tyre çdo ditë.  Duke siguruar banorët se po merren të gjitha masat për kompensimin e dëmeve, Kryetarja e Kuvendit u përsëriti edhe një herë banorëve të mbetur në Obot të largohen nga zonat e rrezikuara ndërkohë që varkat e skafet janë në dispozicion të tyre.  Ajo tha se çdo kërkesë e banorëve do të realizohet duke shtuar se “nga mbrëmë edhe në Bunë ka vazhduar të rritet niveli me 6 cm”. “Helikopterët vazhdojnë të vijnë këtu për të ndihmuar me ushqime me ilaçe, me çdo gjë që kanë nevojë banorët. Shtabi vazhdon të marrë masa çdo minutë, çdo orë për të ndjekur situatën dhe zhvillimet e fundit edhe në këtë zonë ashtu si edhe në Murriqan, Shirokë  e zonat e tjera. Janë 38 varka të vëna në dispozicion në Dajç. Po ashtu dy skafe, makina transportuese, amfib. Besoj se situata është nën kontroll”, u shpreh kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›