E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini kthen në Tiranë kohën e ultimatumeve, kërkon para se i duhen për fushatën elektorale

Bashkia e Tiranës ka lëshuar një ultimatum të prerë ndaj bizneseve në kryeqytet duke paralajmëruar masa të forta shtrënguese, me qëllim mbledhjen e taksave. Burime zyrtare nga kjo bashki, thanë për agjencinë e lajmeve NOA se “të gjithë bizneset, të cilët regjistrohen për herë të parë pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe ushtrojnë veprimtari brenda qytetit të Tiranës, duhet të paraqiten në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore për t’u pajisur me kod vendor. Bashkia paralajmëron të gjithë bizneset që regjistrohen në këtë periudhë se “duhet të shlyejnë detyrimet vendore deri më datë 20 Prill 2009”. Në këtë pikë, Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore kërkon të sigurojë se “do të kryejë të gjithë procedurat përkatëse, me apo pa paraqitjen tuaj, për përmbushjen e këtij detyrimi ligjor”. Nisur nga sa më sipër, bashkia u thotë bizneseve se i fton që të paguajnë detyrimin tatimor të vitit 2009 brenda afateve të përcaktuara, me qëllim mosaplikimin e masave administrative për vitin 2009. ultimatumet bëhen vetëm kur situata është shumë e ndërlikuar dhe për Edi Ramën tashmë është një moment i tillë. Në vështirësi financiare dhe me pak gjasa për sukses elektoral, atij i duhet që gjithçka ta kompensojë me financa dhe si gjithmonë (është e vetmja gjë që di të bëjë), paratë ai i kërkon me forcë nga taksapaguesit kryeqytetas. Merret vesh se kjo lëvizje nuk do të ketë gjasa suksesi dhe këtë e di mirë edhe kryebashkiaku, por ai s’e pati problem ta bëjë një tentativë, me logjikën e dështakut se kushedi çdo të ndodhë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›