E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha viziton Katedralen e Shën Palit - Benedikti XVI uron në Vatikan festën edhe në gjuhën shqipe

Kryeministri Sali Berisha, vizitoi sot katedralen e Shën Palit në kryeqytet me rastin e festës së pashkëve katolike. Me urimin për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, kryeministri Berisha u shpreh për mediat se “këto pashkë i festojmë më mirë se kurrë. I festojmë ashtu si na ka hije në mirëkuptim të plotë e bashkarisht. I festojmë në këtë mënyrë, pasi kemi realizuar një mision të madh tonin. Urojmë që vitet e tjera ta festojme me suksese të tjera”. Në katedralen e Shën Palit ishin të pranishëm për të uruar besimtarët katolikë edhe politikanë të tjerë të vendit.


Benedikti XVI uron në shqip "Për shumë vjet Pashkët" - Të krishterët në mbarë botën po festojnë Pashkët. Bazilikën e Shën Pjetrit Papa Benedikti i XVI-të mbajti meshën e Pashkëve si dhe dy herë transmetoi mesazhin Urbi et Orbi. Papa Benedikti i XVI u ka uruar besimtareve katolike në mbarë botën festen e Pashkëve. Papa ka dhene mesazhin e urimeve ne 63 gjuhë të Botes, perfshi edhe gjuhën shqipe. “Gëzuar Pashkët”, uroi Papa nga ballkoni i Bazilikës gjtihë besimtarët shqiptarë me rastin e Pashkëve. Papa ka mbajtur fjalimin e tij Urbi at Orbi, “per qytetin dhe boten”, duke kerkuar fundin e luftes dhe te varferise ne bote. Per konfliktin izraelito-palestinez, Papa Benedikti tha se zgjidhja me e mire eshte dialogu e pajtimi. Papa premtoi se ai do te vizitoje rajonin e lindjes se mesme pas pak javes, ku do te jape mesazhin e shpreses dhe dashurise ne kete zone. Benedikti i XVI-të viziton tokën e shenjtë për herë të parë që nga ardhja në krye të kishës katolike. “Gjithe bota, duhet te rigjeje shpresat per t’i dhene fund krizes financiare globale, varferisë, ndryshimeve kliametike, dhunës dhe kercenimit aktual nga terrorizmi”. Ne menyre te veçante Papa iu drejtua viktimave te termetit qe goditi Italinë diten e hene ku me shume se 294 persona gjeten vdekjen. Para urimit te sotem, Papa dha edhe nje meshe ne mesnate me rastin e pashkes.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›