Edvini ne gjurmet e Enverit investohet per te tjera raprezalje kunder amerikaneve

Vetevrasja politike e opozites e kryer ne seancen e fundit te Kuvendit te Shqiperise pritet te thellohet edhe me tej teksa Edvini ka paralajmeruar se sdo kete konsensus me mazhorancen per asnje ligj apo vendim pa transparencen e 28 qershorit. Gjithashtu kryetari i socialisteve perseriti edhe njehere se opozita ska ndermend te degjoje zerin e nderkombetareve kur flitet per Shqiperine dhe progresin e saj euroatlantik duke shenuar keshtu rikthimin ne identitetin e partise se Enverit te PPSH-se
Edi Rama ne daljen e tij te perjavshme nga ngrehina socialiste derdellisi gjere e gjate me akuza dhe trillime kunder qeverise por nuk tha asnje fjale per gjestin e etiketuar si antikombetar ate te daljes se deputeteve socialiste nga Kuvendi duke bllokuar edhe njehere ligjin per ngritjen e Gjykates Administrative. Edhe pse reagimi i opinionit publik dhe atij mediatik ka qene ne lartesine e duhur per te denuar nje nga gjestet me te paprecedenta te opozites qe nga shpallja e pluralizmit ate te bojkotimit te nje prej ligjeve qe i vjen ne ndihme biznesit si dhe te gjithe qytetareve si dhe bllokimin e projekteve te financuara nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes Edi Rama u paraqit dje para gazetareve sikur te mos kishte ndodhur asgje. Ai heshti dhe kete e zgjodhi me deshire por nuk kurseu per asnje momenti kritikat e pabaza dhe sulmet ndaj qeverise dhe ministrave te saj. Edi Rama nuk tha asnje fjale se cilat ishin arsyet e verteta qe e shtyn ate te urdheronte nxjerrjen nga salla e Kuvendit te deputeteve te tij. Aq me teper kur jo vetem mazhoranca por edhe ambasada e Shteteve te Bashkuara bashke me perfaqesues te USAID kerkuan me ngulm miratimin e ligjit dhe mos lidhjen e tij me problemet politike te mazhorances dhe opozites. Qendrimi i Rames dhe deputeteve te tij u interpretua me te drejte si qendrim kunder biznesit dhe kunder financimeve te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Kryetari i socialisteve injoroi nje prej kerkesave me te logjikshme te Departamentit te Shtetit vendit mik dhe aleatit me te denje te shqiptareve qe nga shpallja e pavaresise. Reprezalje te tilla tendencioze dhe manipuluese permes nje fantazie te shfrenuar aktivizoi per 45 vjet me radhe regjimi i Enver Hoxhes duke e konsideruar ndihmen e huaj te amerikaneve si cenim te teresise territoriale dhe rrezik permanent per regjimin e kohes. Kesisoj behet gjithnje e me i besueshem fakti se Edi Rama eshte ne gjurmet e atit te tij shpirteror diktatorit qe shembi cdo ekuiliber mes shqiptareve dhe duke e renditur Shqiperine ne vendin me te izoluar ne bote. Kjo ishte motoja e qendrimit ne pushtet permes mashtrimit te masave popullore dhe krijimin e kompleksit te frikes cka sillte varjen ne litar dhe pushkatimin barbar ne mes te komunitetit. Ky eshte Edi Rama trashegimtari i nje eksponenti te ish Presidiumit Popullor i cili ka firmosur me doren e tij ekzekutimin e dhjetera shtetasve qe luftuan per lirine e tyre te familjes dhe te te gjithe shqiptareve. Ndaj edhe Edi Rama po ballafaqohet me frytet e tezave te tij nekropolitike per te krijuar konfuzion ne radhet e opinionit publik si dhe pershtjellim te situates politike duke nisur nga reprezaljet ndaj ishte imperialisteve te Enverit Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
...