E Diel, 1 Nëntor 2026

PD nis procedurat per heqjen e imunitetit te deputetit socialist Ilir Beqja

01-10-2010 / Gazeta 55

Strazimiri Ka abuzuar me mandatin e deputetit Kushtetuta e ndalon kategorikisht qe anetaret e parlamentit te sigurojne fonde publike


Deputeti biznesmen i PS-se perfitoi 242 milione leke nga Bashkia e Durresit pasi kishte marre mandatin e deputetit duke konkurruar me firmen e tij pa nderruar as administratorin funksion te cilin e kryente vete Ilir Beqja deputeti i PS-se pritet te perballet me akuzat ne Prokurori per shkelje te Kushtetutes


Grupi parlamentar i Partise Demokratike nisi dje proceduren per heqjen e imunitetit te deputetit te Partise Socialiste Ilir Beqja. Vendimi vjen pas konstatimeve se z.Beqja eshte perfshire ne veprimtari fitimprurese qe burojne prej pasurise se shtetit apo pushtetit vendor te cilat vijne ne kundershtim me nenin 70 pika tre te Kushtetutes se Republikes. Zedhenesi i grupit parlamentar demokrat deputeti Genti Strazimiri informoi per mediat se nisma synon te coje ne vend pergjegjesine ndaj ligjit si dhe te neutralizoje modelin korruptiv te Edvin Rames. Gjate gjithe ketyre muajve deputetet e mazhorances kane denoncuar publikisht dhe me perbuzje modelin korruptiv te Mr. 20-shit modelin e njeriut qe detyren shteterore e mat vetem me perqindjen e parave qe fut ne xhep. Gjate gjithe ketyre muajve u kemi kerkuar instancave kompetente qe ne perputhje me ligjin te hetojne dhe te nxjerrin pergjegjesite per Mr. 20-shin dhe te te gjithe leprave te tij. Sot ne nje grup deputetesh te mazhorances me te njejten ndjenje pergjegjesie dhe vullnet per te mos u pajtuar me modelin korruptiv te Edvin Rames kemi marre nje nisme per dicka qe eshte ne kompetence dhe ne detyren tone si qytetare si politikane si deputete- u shpreh Strazimiri. Ai e lidhi qendrimin e Partise Demokratike per te kerkuar heqjen e imunitetit te deputetit Ilir Beqja me fakte kushtetuese ku mesohet se deputeti socialist ka shkelur paragrafin 3 te nenit 70 te Kushtetutes i cili i ndalon kategorikisht deputetit qe te siguroje perfitime nga fondet publike. Nderkohe e verteta eshte se pikerisht ne date 9 dhjetor 2009 Ilir Beqja ka marre nga Bashkia e Durresit financim ne masen prej 24 milione e 240 mije leke te reja. Ne mbeshtetje te Nenit 70 paragrafi 4 te Kushtetutes se Republikes ne kemi nisur procedurat per heqjen e mandatit te deputetit Ilir Hamit Beqja. Ne dhunim te paragrafit 3 te nenit 70 te Kushtetutes i cili i ndalon kategorikisht deputetit qe te siguroje perfitime nga fondet publike deputeti Beqja ne daten 9 dhjetor 2009 ka marre nga Bashkia e Durresit financim ne masen prej 24 milione e 240 mije leke te reja. Ne kete rast abuzimi me mandatin e deputetit Kushtetuta e Republikes nuk le vend per kompromis. Kushtetuta urdheron heqjen e mandatit Nisma jone nuk synon dobesimin e grupit te PS pasi kandidati i radhes nga lista e PS do ti zere vendin zotit Beqja. Nisma jone nuk eshte as sulm personal ndaj njerit prej mbrojtesve me te devotshem te sistemit korruptiv te Bashkise se Tiranes. Per kete atij percmimin ia japin shqiptaret. Nisma jone eshte respekt dhe perkushtim ndaj Kushtetutes- deklaroi deputeti Strazimiri. Zedhenesi i grupit parlamentar te Partise Demokratike Genti Strazimiri kujton edhe njehere se mazhoranca nuk pajtohet me modelin e politikanit te korruptuar qe kerkon te mbjelle Edi Rama me cdo kusht. Eumlshte vullnet me i vendosur se kurre per te mos u pajtuar me modelin e politikanit te korruptuar qe po kerkon te mbjelle Edvin Rama me cdo kusht. Eumlshte vetedije se beteja me korrupsionin me 20-shin mund te fitohet. Mund te fitohet nese ne deputetet te paret vihemi ne mbrojtje te Kushtetutes dhe te shtetit ligjor- tha ai. Edhe pika 4 e nenit 70 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise thote shprehimisht se Per cdo shkelje te paragrafit 3 te ketij neni me mocion te kryetarit te Kuvendit ose te nje se dhjetes se anetareve te tij Kuvendi vendos per dergimin e ceshtjes ne Gjykaten Kushtetuese e cila konstaton papajtueshmerine. Kjo eshte dhe procedura qe ka ndjekur grupi i deputeteve demokrate qe ka mbledhur firmat e nevojshme per kete proces si dhe bere publike veprimtarine antiligjore ku rezulton te jete perfshire deputeti Beqja. Ne fakt perfshirja e deputetit socialist Ilir Beqja ne nje veprimtari fitimprurese ne shkelje te Kushtetutes u zbardh nje dite me pare ne Emisionin Opinion te gazetarit Blendi Fevziu. Ministri Olldashi beri publik dhe fillimin nga mazhoranca te procedures per heqjen e mandatit te tij. Beqja e justifikoi kete veprim te tijin duke u mbeshtetur ne argumentin se mandati i tij i deputetit filloi ne muajin shkurt te vitit 2010 kohe ne te cilen socialistet bene betimin per shkak te bojkotit disa mujor te Kuvendit. Por ministri Olldashi solli argumentin kushtetues mbi kete ceshtje duke iu referuar pikes 1 te nenit 71 te ligjit themelor. Por deputeti Beqja edhe te premten ne nje deklarate te shperndare ne menyre elektronike per median ka bere te njejtin arsyetim duke e lidhur fillimin e mandatit te deputetit me kohen e betimit.


Gati heqja e imunitetit dhe kallezimi ne Prokurori per njeriun e Edvinit Ilir Beqja


Deputeti biznesmen i PS-se perfitoi 242 milione leke nga Bashkia e Durresit pasi kishte marre mandatin e deputetit duke konkurruar me firmen e tij pa nderruar as administratorin funksion te cilin e kryente vete Ilir Beqja deputeti i PS-se pritet te perballet me akuzat ne Prokurori per shkelje te Kushtetutes. Sipas deputetit te PD-se dhe njeherazi ministrit te Puneve Publike Sokol Olldashi mesohet se Ilir Beqja ka shkelur nenin 71 te Kushtetutes sipas et cilit deputetet nuk mund te ushtrojne njekohesisht asnje detyre tjeter shteterore pervec asaj te anetarit te Keshillit te Ministrave. Rastet e tjera te papajtueshmerise caktohen me ligj. Duke shpjeguar shkeljen e deputetit te PS-se Ilir Beqja ndaj te cilit pritet te kerkohet heqja e imunitetit dhe ti kerkohet prokurorise hetimi ndaj tij deputeti i PD-se ministri Sokol Olldashi beri te ditur se Ilir Beqja i cili ne Qendren Kombetare te Regjistrimit figuron edhe si ortak me 51 per qind te Intech - sh. p. k. ka marre pjese ne nje tender tip procedure e hapur e organizuar nga Bashkia e Durresit ku edhe eshte shpallur fitues. Tenderi i fituar kishte nje vlere prej 24 240 000 leke te reja dhe kontrata e tij eshte lidhur ne kohen qe Ilir Beqja ishte deputet saktesisht ne daten 9 dhjetor 2009. Gazeta publikon edhe faksimilen e dokumentacionit qe ka qene dje online ne faqen e QKR-se.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›