Efekti Kuzhe Shqiperia e bukur

Me 6 qershor te vitit 2009 Shqiperia luajti ndeshjen e pare te saj ne epoken e Josif Kuzhes pikerisht kunder Portugalise se Kristiano Ronaldos e cila ne Qemal Stafa luante per jete a vdekje per nje bilete ne finalet e Boterorit te Afrikes se Jugut.
Edhe pse kroati Kuzhe e kishte marre ne dorezim Shqiperine vetem dhjete dite me pare 25 maj 2009 e nuk kishte pasur as kohe te ndertonte nje liste origjinale te tij te lojtareve qe kishte thirrur kuqezinjte zhvilluan nje ndeshje shume dinjitoze duke humbur 2-1 me nje gol te minutes se 92-te te shenuar nga mbrojtesi Bruno Alvezh.
Nje humbje qe i dha te drejten Portugalise te zinte nje vend ne plejof ku ja doli me pas te eliminoje Bosnje-Hercegovinen nje prej kundershtareve te Shqiperise ne grupin D te kualifikueseve te Europianit 2012.
Perpara se te luhej plejofi midis Portugalise dhe Bosnjes trajneri kroat i boshnjakeve Miroslav Blazevic i kerkoi disa rekomandime Kuzhese. Josip Kuzhe me nje karriere 28 vjecare si trajner - nga viti 1982 kur drejtonte ne Australi Sydney Kroaci - la ne ate ndeshje nje pershtypje te mire te publiku dhe ekspertet shqiptare te futbollit ne kontrast te plote me antipatine qe kishin krijuar ndaj holandezit Ari Han ky i fundit e drejtoi Shqiperine ne shtate ndeshje zyrtare dhe tri miqesore.
Tashme pas 15 muajve pune dhe 11 ndeshjeve me perfaqesuesen kater zytare dhe shtate miqesore Kuzheja deshmoi se e ka merituar stolin kuqezi ndersa i ka dhene nje imazh me te fuqishem dhe me te respektuar Kombetares edhe pse ai nuk ka fituar asnje nga kater ndeshjet zyrtare 2 barazime Danimarke dhe Rumani 2 humbje Portugali dhe Suedi.
Natyra e hapur e Kuzhese ka sjelle ajer te fresket ne Kombetaren shqiptare nderkohe qe duket qarte se idete e takticienit kroat jane pervetesuar nga grupi i lojtareve.
Natyra e tij komunikuese ka sherbyer si motivimi i duhur per nje grup lojtaresh te ndare ne tre grupe gjeneratash. Pas barazimit te veshtire dhe te merituar me Rumanine Kuzheja duhet te fitoje me Luksemburgun ne Tirane perpara se te perballet nje muaj me pas me Bosnjen po ne Qemal Stafa.
Ne leter fitorja kunder Luksemburgut lojtaret kryesore te te cilit luajne ne kategorine e dyte te kampionatit francez duket teper e lehte nisur edhe nga fakti se dy zyrtaret e fituara 2-0 dhe 3-0 te Oto Baricit ne eliminatoret e Euro 2008-s kane qene nder me te thjeshtat e Shqiperise.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Hene 06 Shtator 2010