Kaci Asnje nenvleresim per Lacin

Vllaznia e drejtuar nga Mojash Radonjic ka rezultuar e suksesshme ne dy javet e para pavaresisht se ishin te shumte ata qe dyshonin te skuadra shkodrane.
Takimi i radhes i 9 here kampioneve te Shqiperise eshte ai kunder Lacit me te cilin kuqeblute ndajne vendet 3-4 me nga kater pike po aq sa Elbasani.
Mesfushori sulmues Albert Kaci e vleresoi ne maksimum kundershtarin me te cilin humben dy here sezonin e kaluar 3-1 2-1 perpara se te fitoni takimin e trete 1-0.
Luajme ne Loro Borici dhe patjeter duhet te marrim fitore. Por kjo behet duke vleresuar kundershtarin. Nuk do te bejme asnje nenvleresim - tha 29-vjecari Kaci i cili ne Shqiperi ka luajtur edhe me fanellat e Elbasanit Teutes dhe Apolonise.
Vllanzia ne javen e pare fitoi 3-2 me Bylisin dhe barazoi pa gola me Kastriotin ne javen e dyte ndersa Laci pa gola me Teuten ne Durres dhe fitoi 2-0 me Shkumbinin qe solli edhe shkarkimin e ish-trajnerit Mirel Josa nga stoli peqinas.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte 07 Shtator 2010