Efekti Mesi, Aguero kërkon largimin

Lamtumira e Lionel Mesit me Barcelonën çmend Sergio Agueron. Kun kishte zgjedhur të vishej me Blaugrana me qëllimin e vetëm për të luajtur në sulm me bashkatdhetarin dhe mikun e tij, por tani skenari ndryshon. Po flitet për një Aguero të tërbuar mbi situatën, zhvillime të bujshme në këtë histori vijnë nga Katalonja: ish -ylli i Manchester City po mendon të anullojë kontratën ekzistuese dhe përfaqësuesit e tij ligjor po studion dokumentet dhe klauzolat mbi kontratën për të gjetur një mënyrë për të anuluar gjithçka. Në këtë rast do të përballeshin me një tërmet të vërtetë në klubin katalanas, i cili po përjeton një situatë kritike dhe që rrezikon, përveç dëmtimit teknik, edhe atë të imazhit.
Ndërkohë, e ardhmja e Mesit duket se do të jetë në radhët e Paris Saint-Germain. Sipas L’Equipe, klubi parizien i ka ofruar ‘Pulce’ një super kontratë trevjeçare (me mundësi rinovimi) me një pagë prej 40 milionë eurosh në sezon. Që të dielën, sipas Equipe, duhet të ketë një takim midis drejtuesve të PSG dhe agjentëve të kampionit argjentinas. Kontrata shumë e pasur, do të favorizohej nga lirimi i rregullave të Fair Play Financiar për shkak të Covid. Ardhja e Messit, megjithatë, mund të komplikojë rinovimin e kontratës për Mbappe, e cila deri dje ishte një përparësi. Kontrata e sulmuesit me PSG-në skadon në vitin 2022.