E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Efektivët e kërkim-shpëtimit të mbrojtjes rajonale stërvitje intensive në stacionin e alpinizmit

TIRANË, 25 mars /ATSH/ Komanda Mbështetëse bëri të ditur sot se efektivët e togës së kërkim-shpëtimit në Detashmentin e Mbrojtjes Rajonale, Mengel kanë kryer një stërvitje intensive në stacionin e alpinizmit.

Sipas Komandës Mbështetëse, stërvitja u krye “në kuadër të përmirësimit të kapaciteteve operacionale dhe ruajtjes së gatishmërisë për ndërhyrje të shpejtë dhe profesionale në raste emergjencash civile”.

Pak ditë më parë edhe 30 punonjës policie nga njësitë alpine të Tiranës, Fierit dhe Shkodrës morën pjesë në një program të specializuar trajnimi, në malet e Korçës.

Kursi intensiv, i organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri në bashkëpunim të ngushtë me trajnerë nga Policia Federale Austriake, synoi të përmirësonte aftësitë e punonjësve të policisë për të vepruar në mjedise të vështira malore, duke garantuar sigurinë e banorëve të zonës dhe turistëve.

1 nga 7

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›