E Enjte, 5 Nëntor 2026

Efenberg: Nagelsman, trajner qesharak

Bajerni fiton kampionatin duke shënuar shumë gola, por nuk arrin ta mbajë portën e vet të paprekur. Ka ndodhur dhe në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Frajburgut në minutat e fundit duke shkaktuar disa të dridhura për portierin Nojer. Ish-mesfushori i kësaj skuadre, Stefan Efenberg, mendon se Nagelsman është një trajner i madh, por ka dhe disa të meta. “Tek Bajerni puna e tij vlerësohet në bazë të rezultateve dhe trofeve të fituara. Llogarit të fitojë vetëm Ligën e Kampioneve, sepse kjo është më e rëndësishme”, ka thënë Efenberg për Sport 1.

“Nagelsman duhet të bindet se ka lojtarë të nivelit botëror, që janë absolut”, nënvizon 53-vjeçari Efenberg. “Trajneri nuk ka nevojë t’i thojë Levandovskit se çfarë duhet të bëjë në zonën e penalltisë. Kjo e bën ndonjëherë Nagelsmanin qesharak. Me lojtarët e Hofenhajmit, të Lajpsigurt dhe të Eintrahtit të Frankfurtit duhet të flasë në mënyrë ndryshe, duhet gjithnjë t’i japi diçka atyre, por tek Bajerni jo, ka kampionë në skuadër”, ka përfunduar Efenberg.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›