Egin Ceka jep doreheqjen

Egin Ceka jep dorëheqjen si diplomat përpara komisionit hetimor
parlamentar të ngritur për “incidentin e Vjenës”. I thirrur për të dhënë
sqarime rreth ngjarjes së ndodhur mes tij dhe kreut të opozitës Edi
Rama në 24 prill, Ceka në fund të përshkrimit të tij ka deklaruar se do
japë dorëheqjen e parevokueshme nga posti që mban.
Ceka ka pretenduar se pas mbledhjes së zhvilluar në Akademinë e Diplomacisë në Vjenë, ka tentuar të bisedojë me kreun e opozitës për çështjen e votimit të emigrantëve. “Gjatë takimit Rama përsëriti dy herë tezën se shërbimi diplomatik është i politizuar. Duke mos pasur autorizim nga Ministria e Jashtme, vendosa të takohem me Ramën pas takimit. Vendimin e mora duke menduar se një bisedë e hapur duhet të jetë e mundur në çdo vend e në çdo kohë,” tha Ceka duke vijuar se i është prezantuar zotit Rama me emër e mbiemër dhe si diplomat. ”I shpreha mendimin se shprehja se shërbimi diplomatik është i politizuar, nuk është e vërtetë. Rama nuk m’u përgjigj, por më kërkoi të largohem me një ton arrogant, duke më pyetur se kush më kishte dërguar”,- vijoi Ceka. Më tej ai ka treguar se Rama ka kaluar në një agresion fizik ndaj tij, duke bërë një gjest që e cenonte dinjitetin e tij. Ceka u shpreh se ai duhet ta kishte goditur me grusht Ramën pas gjestit që bëri, porse ai në rolin e një diplomati shteti është vetëpërmbajtur. “Pas fjalës time mund t’ju them se Rama e tejkaloi kufirin njerëzor me gjestin e tij të dhunshëm, më cenoi personalitetin, unë reagova verbalisht, i thashë se në 20 vite nuk më ka ndodhur një gjë e tillë, dhe se shqiptarët nuk meritojnë të qeverisen nga një njeri si ai. Fjala e vetme e rëndë që përdora ndaj tij ishte plehrë. Do kishte merituar një grusht, por u përball me përmbajtjen time. Ai cenoi një diplomat, vetëpërmbajtja ime ishte vetëpërmbajtja e shtetit. Ndoshta denoncimi në polici do kishte afruar një pamje më reale të asaj që ka ndodhur,” tha Ceka. Ai ka pranuar se nuk ka qenë i ftuar si diplomat në aktivitet, por sipas tij kjo është normale. “Akademia e Vjenës është një institucion i hapur dhe mosregjistrimi është një normalitet. Organizatorët thonë se ishin 140 të pranishëm dhe vetëm 90 janë të regjistruar. Regjistrimi është në vullnetin e pjesëmarrësit,” tha Ceka. I pyetur për besimin e tij fetar dhe nëse kjo kishte lidhje me shërbimin e tij diplomatik, Ceka ka pranuar se është mysliman, ashtu si pjesa më e madhe e shqiptarëve, por nuk ndodhej para komisionit për të folur rreth çështjes së besimit. I pyetur nga deputetët për deklaratat e Fate Velajt, një nga organizatorët e takimit të Ramës, ai është përgjigjur se: “Ai tani është vënë në krye të një fushatë përbaltjeje kundër meje dhe babait tim, duke publikuar një shkrim me ofendime”. Gazeta "Shqip"