E Shtunë, 31 Tetor 2026

NJE SAFO NE POEZINE SHQIPE!..

Nga Skifter Këlliçi

(Meditime rreth krijimtarisë së poetes së njohur Rita Petro)

RITA FILIPINuk besoj se lexuesit e këtyre meditimeve që po parashtroj, të mos dinë se Safoja ka qenë një poete e shquar liriko-erotike e letërsisë së lashtë greke,që ka jetuar në shekullin e VI para erës së re. Siç thekson dhe studiuesja e njohur italiane, Xhuliana Lamata, Safoja na ofron një pamje të thjeshtë, por plot pasion të ndjenjave lirike të ekuilibruara, por intriguese, ku dashuria ka rol të një protagonisteje me një sërë reflektimesh psikologjike, në të cilat kujtimi dhe analiza e ndjenjave na dhurojnë atraksione të reja. Nga ky përcaktim për Safon e poezisë antike, hidhemi te vlerësimi që profesori dhe studiuesi i shquar i letërsisë së huaj, Muzafer Xhaxhiu u bën vëllimeve poetike Vargje të përfolura, Shija e instinktit Këtu poshtë këndohet live të Rita Petros: Erotizmi nuk është thjesht dukuri intime, personale;ai lë hapësirë dhe rezonancë filozofike etike dhe sociale,sepse në qendër të shqetësimeve të poezisë së Rita Petros është njeriu më botën e tij shpirtërore, me virtytet dhe mëkatet e tij, me idealizimin dhe voluptuozitetin e tij.
Për të argumentuar këtë përcaktim të vlerave të krijimtarisë poetike të Ritës, po u ofroj lexuesve poezinë e mëposhtme me titull Gjithçka timen: U zhvesha,/Nga xhaketa me vata,/Supet mu ulën paksa,/Nga këpucët me taka,/Thembrat më zbritën në tokë,/Nga fustani,këmisha, getat,/E gjithçka e tepërt mbi trup,/Nga unazat,varësja,vathët,/E çdo gjë e florinjtë,/Nga tualeti,kurora,karficat,/Flokët mu derdhën mbi shpinë./Me pakës ndrojtje,/Gjithçka timen,/E futa në shtratin tënd.
Si ta cilësojmë këtë poezi? Erotiko-sensuale dhe ndoshta skandaloze, siç mund ta përcaktojë ndonjë lexues konservator? Absolutisht jo. Kjo është poezi intime që i kushtohet një takimi erotik, i njëllojtë ose i ngjashëm me miliona e miliona takime të tilla që nga koha kur njeriu u bë qenie me ndjenja takime shpirtërore, por takim i ngritur në art, me origjinalitet dhe guxim që ka si lajtmotiv vargjet e fundit:Me pakës ndrojtje,/Gjithçka timen,/E futa në shtratin tënd.
Ja sepse studiuesi tjetër Ardian Marashi në parathënien e njërit prej vëllimeve të mësipërme thekson: E lirë dhe pasionante është Rita Petro në jetë.E tillë është dhe edhe poezia e saj:një rast atipik për letrat shqipe,kur thelbi i poezisë së një autori përputhet me thelbin e qenies së tij.
Për mua që e njoh Ritën që atë ditë dimri të fillim vitit 1985, kur nisi punën si redaktore letrare në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor,ku punoja edhe unë, të tillë e njoha Ritën. Pa asnjë të keq, e çiltër, por edhe tërheqëse. Ja përse kam të drejtë ta quaj një Safo në poezinë tonë. Ndaj në poezinë Mos më kërko premtim ajo shkruan: Mos më kërko premtim,/Premtimi si çelësi mund të humbasë,/Mos më kërko dashuri pa fund,/Fundin si hije e kemi kaq pranë,/Mos më kërko fjalë të pathëna ndonjëherë,/Fjalët si sendet po ato janë,/Kërkomë të të ndryshoj një çast,/Në jetën tënde të gjatë. Nuk di sepse duke lexuar këto vargje, mu kujtua Karmeni,personazhi i mahnitshëm i novelës së me të njëjtin titull të shkrimtarit të madh francez Prosper Merime,që është përcaktuar nga kritika botërore si një femër ku përqendrohen të gjitha ngashënjimet, tekat, dinakëritë, prej mijëra vjetësh pronë të gruas fatale, por edhe dëlirësia, forca e dashurisë shpërthyese së cilës ajo i vë kufi dhe nuk i trembet as të dashurit xheloz që kërkon ta bëjë robinjë, ndaj shkon pa u trembur ta takojë, ndonëse e di që e pret që e pret vdekja.
Sigurisht që vajzat dhe gratë e poezive të Ritës i përkasin shekullit të 21-të, por edhe ato, siç nënvizon edhe ajo në këtë poezi, ruajnë pak a shumë tipare të tilla,të cilat për dikë ose disa mund të jenë të vajzave ose grave disi mëkatare. Që nga koha kur Dante Aligeri krijonte Beatriçen kanë kaluar mbi 800 vjet. Ajo mbeti si figurë e gruas së shenjtëruar, me sytë e qielltë dhe flokët e verdhë ,me bukuri engjëllore. Por jo më shumë.
Pa kaluar 100 vjet Petrarka e zbriti Laurën e tij nga ky piedestal, e bëri tokësore me mish e trup, me ndezulli shpirtërore dhe fizike. Këtë traditë pas kaq shekujsh e ndoqën edhe poetë të mëdhenj të njohur në botëE ndoqën edhe poetët tanë. Pa lënë mënjanë poezinë e bejtexhinjve, si dhe krijime të rralla poetike nga krijimtaria jonë popullore, kush nuk kujton poezitë liriko-erotike të Ali Asllanit Lasgush Poradecit,të shkruara në vitet 1920-30,pastaj të Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit Fatos Arapit,Bardhyl Londos e sa poetëve të tjerë, të cilët edhe në kushtet e një censurë të rreptë nga regjimi komunist,arritën ti krijojnë ato?..
Rita Petro sigurisht që e ka njohur këtë trashëgimi të pasur poetike edhe në këtë fushë. Ka njohur, fjala vjen, edhe një poezi të tillë magjepsëse të Ismail Kadaresë, gjeniut të letrave tona, Edhe kur kujtesa që i kushtohet ndarjes së dy të dashuruarve. Edhe kur kujtesa ime e lodhur,/Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës,/Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë,/Unë ty sdo të të harroj./ Do të kujtoj,/Mbrëmjen e heshtur,të pafund të syve të tu,/Dënesën e mbytur, rrëzuar në supin tim,/Si dëbore e padukshme./ Ndarja erdhi,/Po iki larg prej teje,/Asgjë e jashtëzakonshme./Veç ndonjë natë,/Gishtat e dikujt do të pleksen me flokët tu,/Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë.
Kurse Rita zgjedh një mënyrë tjetër për të shprehur personalitetin e vet në dashuri: Jo,nuk të kam dëshiruar,/Si zjarri drurin,/ Që do ta shndërrojë në hi,/Nuk të kam ndjekur,/Si bisha gjahun,/Për të bërë prenë e vet./ Kam qenë një klithmë,/Përballë heshtjes./Tani po shkoj,/Natën e mirë,/Psherëtimë gjëmuese,/Nëpër errësirë/.
Ja përse se kritiku dhe studiuesi Ymer Çiraku shkruan kështu për poezinë e Rita Petros: Poezia e Ritës është si kthim në një klithmë. Kjo poezi karakterizohet nga lakonizmi si vlerë estetike dhe nga ritmika herë e përmbajtur dhe herë e rrëmbyer. Në poezitë e saj ka zbulime të nënvetëdijes, të cilat ajo i derdh në vargje delikate dhe elegante, që nxjerrin thelbin e një individi që shqetësohet nga ekzistenca natyrale.
Si sendërtim të këtij vlerësimi po u afroj lexuesve edhe vargjet e kësaj poezie me titull Lërmë siç jam: Lërmë siç jam,/Nëse gjumi më zë në mes të këtyre pemëve,/Qofsha gjysmë e zhveshur,/Lërmë kështu siç jam,/Mua dhe pemëve,/Na pëlqen të vishemi dhe zhvishemi,/Ato para diellit,/Unë para teje.

Nga sa shihet poezia e Rita Petros nuk është thjesht erotike, por ka edhe nuanca filozofike. Ajo filozofon,-shkruan shkrimtari dhe poeti i njohur Visar Zhiti, jo për ti komplikuar gjërat, por për ti thjeshtuar. Ajo jo vetëm i njeh,por por i ndjen limitet, pa rënë kurrë në pesimizëm, pa u bërë snobe.Poezia e Ritës është humane, aspak cheloze dhe njëkohësisht një urim permanent që mëngjesi të vijë në formën e një shëmbëllimi të saj.
Dhe unë, siç përmenda më sipër, kështu e kujtoj Ritën atë mëngjes të vitit 1985, kur sapo e njoha me të. Kishte në fytyrë diçka antike si të Safos, thjesht duke u nisur nga portretet në skulpturë dhe pikturë që na kanë arritur; kishte dhe më shumë se diçka moderne që e bënte edhe më të ndritur.
Megjithatë, atëherë kurrë nuk më tregoi qoftë një poezi të saj. Përkundrazi, më pyeste se çfarë shkruaja pas romanit Atentat në Paris, që e kishte lexuar me endje. Nuk më foli për poezitë e saj edhe kur një mbrëmje dimri të vitit 1988 po ktheheshim nga një ekskursion nga Vlora në Tiranë. Dhe ja një paradite, të mos gaboj të vitit 1993- përurimi i vëllimit të saj të parë poetik në sallën e Lidhjes së Shkrimtarëve, ato vlerësime, si disa nga ato të cilat rreshtova më lart, pastaj falenderimi i saj si zog i trembur, ngaqë që nuk e pandehte një pritje të tillë, fjalët e mbylljes së takimit të shqiptuara nga Bardhyl Londo: Nëse poezia shqiptare do të ndahej në

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›