E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, 4 gazetarë të vrarë dhe 15 të tjerë të plagosur

KAJRO- Të paktën katër gazetarë kanë mbetur të vdekur dje në Kajro, ndër të cilët një kameraman i ''Skynews'', dy reportere dhe një koleg egjiptian, bëri të ditur sekretari i sindikatës egjiptiane të gazetarëve, Gamal Abdel Rehim, për televizionin publik egjiptian.

Po ashtu sindikata egjiptiane përmes sekretarit të saj të përgjithshëm ka kërkuar hapjen e një hetimi lidhur me vrasjet dhe plagosjet e gazetarëve gjatë filmimit të trazirave, protestave, përleshjeve dhe gjakderdhjes së 24 orëve të fundit në Egjipt

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›