Egjipt, Mubaraku dërgohet nga spitali civil në atë të burgut

Prokurori i përgjithshëm i Egjiptit, Abdel-Maguid Mahmud, ka urdhëruar që ish presidenti Hosni Mubarak, të dërgohet nga spitali civil në Sharm el-Sheik, në Detin e Kuq, të dërgohet në spitalin e burgut.
Ky urdhër u bë pas kontrollit shëndetësor të ish presidentit, i cili rezultoi se ai është në gjëndje të mirë shëndetësore për të lëvizur.
Mubarak ishte pranuar në spital për shkak të problemeve në zemër, pasi atij dhe djemve të tij u ishte caktuar burgosja për 15 ditë, ndërsa po zhvilloheshin hetime lidhur me akuzat për korrupsion dhe për rolin e tyre në sulmet kundër protestuesve gjatë disa javëve të demonstratave kundër regjimit të tij.
Nën presionin e këtyre demonstratave, Hosni Mubaraku, u tërhoq më 11 shkurt të këtij viti.