Kosovë, Pacolli paralajmëron tre njohje nga Azia

Behgjet Pacolli ka paralajmëruar tre njohje nga tre shtete të Azisë Jugore. Sipas tij Pakistani, Bangladeshi por edhe Sri Lanka mund ta njohin shpejt Kosovën. Sipas mediave kosovare Pacolli është i bindur për këto njohje pas vizitës që ka bërë në kapacitet privat në Islamabad.
Ai gjithashtu thekson se i ka sjellë shumë njohje Kosovës dhe nuk do të ndalet në këtë drejtim. Megjithë paralajmërimet për njohje të reja, në MPJ nuk e komentojnë. Zëdhënësi i MPJ ka thënë se “nuk mund të jepen deklarata sa u përket njohjeve pa marr notat verbale”.