E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt Vellazeria Muslimane shpall fitoren


Kur duhen edhe pak orë nga shpallja e rezultatit zyrtar, Vëllazëria Muslimane në Egjipt, shpalli veten fituese të zgjedhjeve, duke grumbulluar sipas saj, mbi 40 përqind të preferencave të egjiptianëve.

Lajmi njoftohet nga eksponentë të lartë të partisë, e cila ashtu sic edhe pritej nga sondazhet paraprake, do të marrë shumicën në parlamentin e ri, i pari pas regjimit të gjatë të Mubarak.

Një faqe interneti me qendër në Aleksandri, qyteti i dytë më i madh në vend shkruan se Vëllazëria Muslimane ka marrë 44 përqind të votave, krahu i salafitëve 27 përqind dhe blloku egjiptian i moderuar dhe laik ka marrë 13 përqind EgjiptiEgjipt, rikthehet qetësia relative në TahrirEgjipt, pas votimeve sërish protesta e të plagosurEgjipti hyn në ditën e dytë të votimeve të votave.

Këto ishin zgjedhjet e para të lira në Egjipt, që prej rrëzimit të presidentit Hosni Mubarak, më parë gjatë shkurtit. Këshilli Suprem i Ushtrisë, i cili kontrollon jetën politike në vend në cilësinë e qeverisë së përkohshme, ka lajmëruar se zgjedhjet presidenciale do të mbahen në maj 2012.

Votimi është mbajtur në 9 provincat më të mëdha në vend, përfshirë Kajron. Egjiptianët zgjodhën përfaqësuesit e tyre për Dhomëne Ulët të parlamentit të ri që do të përbëhet nga dy dhoma. Zgjedhjet për Dhomën e Lartë pritet të mbahen në 2012. Këshilli Suprem Ushtarak ka vendosur si afat kohor të përfundimit dhe transferimit total të pushtetit të tij, muajin mars të vitit të ardhshëm.

Ndonëse rezultati zyrtar është duke u pritur me qetësi, mbetet frika e rikthimit të përplasjeve të dhunshme në qendër të Kajros. Disa votues dhe aktivistë të të drejtave të njeriut kanë shprehur shpresën se zgjedhjet me të vërtetë do të sjellin një zhvillim pozitiv në vend, por disa grupime politike bojkotuan procesin, duke e cilësuar si të manipuluar që në fillim.

 

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Fule: Topin e kanë shqiptarët
“Statusi, jepni rezultate mbi 12 prioritetet kyçe, reforma në drejtësi"
Kukan e Swoboda, letër Berishës e Ramës
Mister faturat e papaguara të energjisë
Greqi, grevë e përgjithshme në vend
EULEX, flet për dëshmitarin X

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›