E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, debate pas operacionit plastik në hundë të deputetit

Share

Anwar al-Balkimy, një deputet i Partisë Ultrakonservatore të Egjiptit Islamik Al-Nour ka shkaktuar debate të shumta në Egjipt, për shkak se ka vendosur që të kryejë një operacion plastik në hundë.

Ai nuk ka treguar për operacionin, pasi në partinë e tij konservatore nuk lejohen gjëra të tilla, duke qenë se mbrohet ideja që njeriu duhet të jetë ashtu siç e ka krijuar Zoti.

Për këtë arsye, ai ka gënjyer, duke thënë se ishte sulmuar ndërsa përpiqej që të mbronte makinën e tij. Kjo shkaktoi reagime të shumta, pasi njerëzit pretendonin se qeveria nuk është në gjendje të mbrojë qytetarët e saj.

Por, disa njerëz që e kishin parë deputetin në spital për operacionin plastik, kanë nxjerrë fotot e këtij të fundit në gazetë, çka ka bërë që ai të japë dorëheqjen dhe të lërë mandatin e deputetit, pasi ka mashtruar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›