E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, kreu i "Vëllazërisë Myslimane" në paraburgim

KAJRO- Ndaj liderit suprem të lëvizjes së "Vëllazërisë Myslimane", Mohamed Badie, u dha masa paraprake e paraparaburgimit për një periudhë 15-ditore nën akuzën e nxitjes së vdekjes së manifestuesve, njoftoi televizioni publik egjiptian.

Badie, i cili u arratis që prej rrëzimit të presidentit Morsi më 3 korrik, u arrestua gjatë natës në Kajro.

Procesi gjyqësor ndaj tij pritet të zhvillohet të dielën.

Ai do të paraqitet gjatë seancës gjyqësore së bashku me dy asistentët e tij, gjithashtu në paraburgim.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›