E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHQUP seli të PD-së? Sondazhi në BalkanWeb: Shumica votë kundër

TIRANË-Vendimi i qeverisë që godinat e Shtëpive Qendrore Ushtarake Popullore në Tiranë e Fier të përdoren si seli të Partisë Demokratike nuk është mirëpritur nga lexuesit e agjencisë së lajmeve online, BalkanWeb.
Shumica e votuesve janë shprehur kundër në sondazhin me temë “SHQUP, pajtoheni me vendimin e qeverisë, se godinat në Tiranë e Fier duhet të bëhen seli të PD?”.
Sondazhi qëndroi online disa ditë ku totali i votave të mbledhura ishte mbi 4 mijë, nga të cilat mbi 60% nuk pajtoheshin me vendimin e qeverisë.
Përkatësisht rezultati për sondazhin “SHQUP, pajtoheni me vendimin e qeverisë, se godinat në Tiranë e Fier duhet të bëhen seli të PD?”, është:
Po 38.51%
Jo 61.49%
Totali Votave 4194

Vendimi për SHQUP i miratua kohë më parë nga qeveria, por nuk u zbardh në fletore zyrtare. Kryeministri në detyrë e justifikoi këtë me faktin se ky vendim nuk ishte miratuar ende nga qeveria. Ndërkaq e majta e akuzoi të djathtën ende në pushtet se në mënyrë të turpshme i bën dhurata vetes duke i rrëmbyer prona ushtrisë, kur dhe pak ditë largohet kjo qeveri largohet nga pushteti. Vendimi u zbardh para pak ditësh nga zyra e shtypit të kryeministrit, por sërish u prit me kritika. Vetë kryeministri argumentoi se këto godina e kishin humbur funksionin e tyre ndaj le ti nënshtrohen investimit të ri.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›