E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt kthehet me protesta paqësore

Pak ditë pas aksionit të dhunshëm të forcave të ushtrisë Egjitpiane për shpërbërjen e Vëllazërisë Myslimane, mbështetësit e Presidentit të rrëzuar egjiptian, Mohamed Morsi, organizuan protesta “të Premten e Dëshmorëve” të cilat nuk kujtonin demonstratat masive të fundit ku humbën jetën mbi 1000 persona.

Protestuesit kishin njoftuar të Premten 28 “marshime paqësore”, pas namazit të drekës, por me shumë vështirësi u kryen vetëm disa nga ato me qindra njerëz në Kajro.

Sipas zyrtarëve në vend kjo i atribuohet çorganizimit të radhëve të Vëllazërisë Myslimane, pasi udhëheqësit e rëndësishëm të kësaj lëvizjeje janë burgosur ditët e fundit pas eskalimit të shtypjes nga ana e ushtrisë.

Udhëheqësit e paktë që nuk janë nëpër qeli, mbajnë qëndrim të kujdesshëm ndërsa anëtarë të tjerë thonë se lëvizja është e paralizuar, pasi ata nuk marrin ushëzime “të shkruara” për organizimin e demonstratave dhe transportimin  e  pjesëmarrësve me autobusë nga krahina të ndryshme, ndërsa dhe telefonatat e tyre përgjohen. Shumica e përkrahësve të ish presidentit islamik kanë frikë të dalin përsëri në rrugë, duke e ditur se pushteti i ri, e udhëhequr de facto nga ushtria, ka treguar se ajo nuk heziton të urdhërojë policinë të hapë zjarr të  drejtpërdrejtë kundër kundërshtarëve demonstrues.

Megjithatë, vendimi i së Enjtes, për lirimin me kusht të ish presidentit, Hosni Mubarak, shtoi frikën e egjiptianëve se ushtria është duke u përgatitur për të  ringjallur rregjimin e Mubarakur dy vjet pas kryengritjes popullore që i dha fund sundimit.

Rrugët kryesore në kryeqytet gjatë se Premtes në mëngjes mbetën të mbyllyra nga tanket e ushtrisë  dhe barrikadat e policisë. Qindra njerëz marshuan në Kajro, duke filluar nga xhamitë drejt qendrës, dhe duke thirrur parrulla kundër shefit të forcave të armatosura, Abdel Fatah al-SISI.  Gjithashtu ata thërrisnin slogane kundër shtetrrethimit i icili është ende në fuqi, në bazë të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur nga qeveria javën e kaluar.

Sipas gazetës shtetërore al-Ahram, policia përdori gaz lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit vetëm në Mansoura, në deltën e Nilit. 25 persona u plagosën në përleshjet midis përkrahësve dhe kundërshtarëve të qeverisë në qytetin Tanta, dhe në Delta, ku policia arrestoi 20 përkrahës t렠 Vëllazërisë për armëbajtje pa leje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›