Egjipt, marshime në mbrojtje të Morsit
Një ditë pasi presidenti i rrëzuar në Egjipt Muhamed Mursi është lejuar të takojnë shefen e politikës së jashtme dhe sigurisë në BE, mbështetësit e tij janë shfaqur shumë të entuziazmuar. Vëllazëria Myslimane organizoi marshime nga baza e tyre në xhaminë Rabaa el Adevije duke përsëritur thirrjen e tyre për rivenndosjen e Mursit.
Gati 300 perosna janë vrarë pas përleshjeve mes mbështetësve të ish presidentit Morsi dhe forcave të ushtrisë .
Lideri i vllazërisë myslimane Safwat Hejazi ka paralajmëroi perëndimin se ka mbështetur grushtin e shtetit.
“Në shekullin e 21, si mundet që Amerika dhe Evropa të mbështesin një grusht shteti ushtarak, i cili vret lirinë dhe përvojën demokratike në Egjipt? Nëse vdes liria dhe demokracia ata do të përballen me terrorizmin dhe ekstremizmin ” theksoi Hejazi.
Ndërkohë presidenti amerikan, Barack Obama, ka kërkuar që senatorët e njohur republikanë, John McCain dhe Lindsey Graham, të udhëtojnë në Egjipt dhe të takohen me liderët aktualë dhe opozitën.
Senatori Graham e ka konfirmuar mbrëmë se ai dhe McCain, të dy anëtarë të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit të Shteteve të Bashkuara, do të përpiqen që javën e ardhshme të udhëtojnë për në Egjipt.