E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt mijera manifestues ne Tahrir

Mijëra manifestues janë mbledhur në sheshin Tahrir, epiqendra e revolucionit kundër Hosni Mubarak, për të marrë pjesë në “të premten e purifikimit”.

Ky tubim do të shfrytëzohet gjithashtu për të shpëtuar revolucionin, i organizuar nga Lëvizja Rinore Revolucionare, ku aderojnë edhe Vëllezërit Myslimanë.

Në sheshin e madh, ku që prej ditës së djeshme janë ngritur tenda të shumta, atmosfera është e qetë, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Megjithatë, burimet shtojnë se ka pasur vetëm një moment tensioni, kur i është penguar hyrja një trupe të televizionit shtetëror.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›