SHBA: Qeveria pakistaneze lejoi vrasjen e gazetarit

Komandanti ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, admirali Majk Mullen, tha se Qeveria e Pakistanit nuk ka parandaluar vrasjen e gazetarit Salem Shahzad.
Megjithatë, ai tha se nuk ka prova, që lidhin vdekjen e tij me ndonjë agjenci specifike të qeverisë. Deklaratat e Mullenit janë kritikuar ashpër nga autoritetet pakistaneze, të cilat i kanë quajtur “jashtëzakonisht të papërgjegjshme”.
Para vrasjes, gazetari pakistanez po analizonte lidhjet e dyshuara të agjenicive të sigurimit me grupet militante në Pakistan.