E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, ndalohet kandidimi i zyrtarëve të epokës së Mubarakut

Kjo do të thotë se ish-zv/Presidenti i Egjiptit, Omar Suleiman, nuk do të lejohet të vazhdojë garën për t’u bërë President i vendit.

Por, ligji vjen në fuqi vetëm nëse miratohet nga Këshilli i Lartë Ushtarak që mori drejtimin e vendit vitin e kaluar pas rrëzimit të Mubarakut.

Ligji i ri po ashtu ndalon nga kandidimi çdo kryeministër të dhjetë viteve të fundit. Me këtë synohet që të mos i lejohet kandidimi kryeministrit të epokës së Mubarakut, Ahmed Shafiq.

Por, ky ligj nuk ndalon të kandidojnë ish-ministrat. Kjo do të thotë se kandidatët aktualë liberal dhe ish-ministri i Jashtëm, Amr Moussa, do të mund të kandidojnë për President./Start/F. P/

                                                                                             2012-04-12 20:31
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›