Venizelos letër Metës: Dy vendet, marrëdhënie historike

Në letrën e tij, z. Venizelos shprehet se Greqia dhe Shqipëria kanë marrëdhënie të rëndësishme historike, duke punuar së bashku për çështje me interes të përbashkët në nivelin bilateral dhe atë rajonal.
Venizelos, shprehet se në përgjigje të sfidave të krijuara nga kriza e borxhit, ‘ne kemi ndërmarrë hapa të suksesshëm dhe të rëndësishëm që do të hapin rrugën për një rimëkëmbje të sigurt’. Në përfundim, Presidenti i ri i PASOK, shpreh besimin se këto përpjekje do të vlerësohen nga votuesit grekë gjatë zgjedhjeve të ardhshme.
Në letrën e tij të urimit, z. Meta i shprehu z. Venizelos bindjen se zgjedhja në krye të PASOK, ishte konfirmim i aftësive dhe eksperiencës së tij brenda partisë dhe në qeveri, duke vënë në dukje njëkohësisht përgjegjësinë dhe besimin në adresimin e sfidave të vendit.
Gjithashtu, Meta vlerësoi se Shqipëria dhe Greqia kanë ndërtuar marrëdhënie të suksesshme dhe një partneritet të afërt në sferat politike, ekonomike dhe kulturore si dhe shprehu solidaritetin e shqiptarëve në këto momente të vështira që po kalon Greqia. /Start/
2012-04-13 08:31