E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt perleshje te reja ne Kajro

Përleshje të reja po ndodhin në kryeqytetin egjiptian të Kajros, ndërsa protestuesit janë mbledhur edhe më të shumtë pas deklaratës së presidentit Hosni Mubarak për moskandidim në zgjedhjet e ardhshme.

Sipas korrespondentëve të agjensive të huaja në Kajro, me mijëra persona janë grumbulluar për të kërkuar largimin e menjëhershëm të presidentit pas 30 vitesh, edhe pse forcat speciale dhe policët janë duke goditur me shkopa gome e gaz lotsjellës.

Me sa duket, egjiptianët e thjeshtë janë inkurajuar nga deklarata e autoriteteve ushtarake, që dy ditë më parë siguruan se kanë dalë në rrugë për të ruajtur qetësinë, por nuk do të përdorin forcën ndaj civilëve.

Figurat kryesore të opozitës, nobelisti Mohamed ElBaradei dhe drejtuesit e Vëllazërisë Muslimane, kanë deklaruar se nuk ka asnjë zgjidhje nëse Mubarak-u do të vazhdojë të mbetet në pushtet deri në shtator, kur zgjedhjet janë planifikuar të mbahen.

Presidenti Obama dhe vendet e Bashkimit Europian kanë bërë thirrje për një kalim gradual dhe paqësor drejt demokracisë së plotë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›