E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakaj firmos per Dinamon e Bukureshtit

Elis Bakaj eshte zyrtarisht nje futbollist i Dinamos se Bukureshtit. Gjithcka eshte vendosur ne oret e fundit pak para skadimit te afatit te merkatos se dimrit. Ka qene nje maratone negociatash mes paleve te cilat vetem ne oret e mbremjes kane mundur te gjejne gjuhen e perbashket. Ndeshja Dinamo-Tirana ishte e fundit per Bakajn ne Shqiperi. Lojtari ne fjale qe dy vitet e fundit eshte shpallur si lojtari i vitit nga FSHF beri te ditur largimin nga Kategoria Superiore menjehere pas derbit. Burime prane klubit blu bene me dije se Bakaj ka firmosur nje kontrate 5-vjecare me ekipin nga Bukureshti. Bakaj do te ece keshtu ne gjurmet e nje tjeter ish-ikone te njohur te Dinamos se viteve lsquo90 Sulejman Demollarit i cili ka luajtur per ekipin rumun ne sezonet 1991-1995. Madje Dinamo e Bukureshtit ka vendosur qe Sulejman Demollari i cili eshte edhe ndermjetesi kryesor i marreveshjes do te punesohet nga klubi rumun per ti qendruar prane Bakajt per ta ndihmuar per te shmangur problemet me gjuhen dhe problemet me ambientimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›