E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, plan për transferimin paqësor të pushtetit

Zëvendëspresidenti i Egjiptit, Omar Sulejman, tha se qeveria ka një plan dhe axhendë të caktuar për transferimin paqësor të pushtetit.

Sulejman premtoi se nuk do të ketë hakmarrje ndaj protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e presidentit Hosni Mubarak, pas 30 vjetëve në pushtet.

Mubarak ka thënë se do të tërhiqet në shtator, kur edhe skadon mandati i tij presidencial.

Ndërkaq, protestat kundër regjimit kanë hyrë në javën e tretë të tyrë. Mijëra demonstrues janë tubuar edhe sot në sheshin Tahrir të Kajros.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›