E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koretë takohen për ulje të tensioneve

Zyrtarët ushtarakë të Koresë së Veriut dhe të Jugut janë takuar sot në zonën e çmilitarizuar, për të caktuar datën dhe detaje të tjera rreth bisedimeve të nivelit të lartë të mbrotjes.

Ky është takimi i parë i dy Koreve që nga sulmet vdekjeprurëse të Veriut në një ishull jugkorean, në nëntorin e kaluar.

Marrëdhëniet midis tyre kanë qenë të ngrira që nga fundosja e luftanijes jugkoreane nga një torpedo e prodhimit veriokrean. Veriu i hedh poshtë akuzat për sulmin, në të cilin kanë humbur jetën 46 marinarë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›