Egjipt presidenti urdheron ushtrine te nderhyje
Pasi i ka lejuar për 2 jave protestat kundër tij, presidenti egjiptian Mohamed Mursi urdhëroi ushtrinë t’i shpërndajë.
Mursi kërkoi nga ushtria të mbroje institucionet shtetërore deri më 15 dhjetor kur do të mbahet referendumi mbi Kushtetutën e re të vendit.
Lëvizja e tij rrezikon te ngjalle frikën se Egjipti po i rikthehet sundimit ushtarak. Mursi u përpoq t'i qetësonte protestuesit me anulimin e dekretit që e vishte presidentin me fuqi shtesë, por referendumi, edhe pse i kontestuar, do të mbahet siç ishte parashikuar.
As pezullimi i rritjes së taksave mbi një seri mallrash, si pijet freskuese, birra dhe cigaret nuk mjaftuan për të bindur qytetarët t’ju jepnin fund paqësisht protestave.
Të dyja çështjet, dekreti presidencial dhe referendumi, që janë në qendër të demonstratave kundër Mursit kanë tronditur vendin përreth 15 ditë.