Skandali me 64 pikturat e galerise se arteve Guri Madhi

Ne gjykatën e Korçës nisi gjyqi për skandalin e 64 pikturave të zhdukura në galerinë e arteve "Guri Madhi".
Te pandehurit ish drejtori i galerisë Vladimir Topi dhe ish përgjegjësi, Sotiraq Xega akuzohen për shpërdorim të detyrës.
Sotiraq Xega thotë se për çdo veprim qe ka bere ne galeri, ka qene ne dijeni kryetari i bashkisë, Niko Peleshi.
Gjykata pranoi provat e paraqitura nga prokuroria. Ajo kërkoi thirrjen si dëshmitar te kryetarit te Bashkisë Niko Peleshi.
Kane kaluar pese muaj nga zhdukja e pikturave dhe asnjë prej tyre nuk është gjetur ende. Midis tyre janë marre edhe 27 piktura te artistit te madh Vangjush Mio.