E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt protesta te dhunshme viktima


Përplasjet midis policisë dhe protestuesve që ishin kundër ngritjes së një fabrike pesticidesh në një zonë në Egjiptin e veriut shkaktuan vdekjen e të paktën një njeru dhe 11 të tjerëve.

Ngjarja ndodhi gjatë mesditës të së hënës, kur trupat ushtarake u detyruan të ndërhynin, pasi banorët vendas kishin bllokuar aktivitetin në portierin e Damietës. Gjatë përpjekjes për të shpërndarë turmën, u përdorën edhe armë zjarri.

Banorët kanë kërkuar vazhdimisht mbylljen e një fabrike që krijon ndotje të mëdha në zonë, por autoritetet jo vetëm që nuk e kanë diçka të tillë në plan, por planifikojnë të ngrejnë edhe dy uzina të tjera në rajon.

Egjipti drejtohet aktualisht nga një qeveri ushtarake, e cila mori në dorë vendin pas shembjes së regjimit të Mubarakut dhe do të drejtojë deri në stabilizimin e kushteve, aq sa të lejohet mbajtja e zgjedhjeve të reja politike.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Prishet "magjia" e politikës
Mazhorancë-opozitë, pakt për t'i dhënë fund krizës 2-vjeçare
2013, anglishtja provim mature
Greqi, kapet banda e trafikantëve
Blair: Kolapsi i euros, katastrofik për botën
Engel: Të zgjidhet sa më shpejt cështja e veriut

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›