Pr/buxheti mberrin ne Komision e Ekonomise

Në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë mbërriti pr/buxheti i hartuar nga qeveria për vitin 2012 si dhe projekt-ligji për bankat.
Para Komisionit, për të mbrojtur projekt-buxhetin, ishte zv/ministri i Financave, zoti Alfred Rrushaj.
Rrushaj informoi se të ardhurat e parashikuara në këtë projekt/buxhet janë 329 miliard lekë pa përfshirë këtu të ardhurat që do të mblidhen nga amnistia fiskale, nismë e qeverisë ndërmarrë pak kohë më parë.
“Të ardhurat që presim të realizojmë për 2012 janë 329 mld lekë dhe nga amnistia nuk është parashikuar asnjë e ardhur”, tha zv/ministri Rrushaj.
Zv/ministri hodhi poshtë zërat për një rritje të mundshme të taksës së sheshtë, aq shumë e kritikuar nga opozita. Ai tha se kjo taksë do të mbetet në kuotën aktualë, atë të 10 përqindëshit.
Rrushaj tha se rritja ekonomike pritet të jetë 3.9 përqind për vitin 2012, përkundër deklaratës së ish-kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë Geruin Bell. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, pak ditë më parë, zoti Bell tha se rritja ekonomike për Shqipërinë në vitin 2012 parashikohet të variojë nga 1-1.5 përqind.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Energjia, Berisha: Norvegjia, interes për investime
Kryeministri Sali Berisha, pas pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Shqipëri – Norvegji shprehet se Norvegjia është lideri i Evropës në energjinë ujore, është lider në botë në ndërtimin e hidrocentraleve në të katër anët e planetit.
“Arka bosh”, dështon përsëri buxheti
”Riprekjet” e buxhetit nga njerëz joekspertë kanë sjellë dështimin e tij për të tretin vit radhazi, ndërsa qeveria nuk është në gjendje të bëjë parashikime realiste, bëri të ditur gazeta “Shqip” gjatë të dielës.
Shqipëria drejt limitit të borxhit
Shqipëria rrezikon të kalojë kufirin ligjor të borxhit për shkak të ngadalësimit të rritjes ekonomike në nivelet më të ulëta historike të viteve të tranzicionit.
Elbasan, mbyllen 500 biznese
Rreth 500 subjekte të biznesit të vogël në qytetin e Elbasanit kanë dërguar pranë degës së QKR-së në këtë qytet, kërkesë për mbylljen e biznesit të tyre me pretendimin e rënies së fuqisë blerëse, pamundësia për të paguar taksat, apo edhe pagesës së energjisë elektrike.
Shfryhet superfuqia energjitike
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës njoftoi dje se do të kërkojë zgjidhjen e njëanshme të dymbëdhjetë kontratave koncesionare që janë dhënë në vitet 2008-2009 për ndërtimin e hidrocentraleve private, duke premtuar miliona euro investim, por që rezultuan një dështim i plotë.
Lajmet kryesore
Prishet "magjia" e politikës
Mazhorancë-opozitë, pakt për t'i dhënë fund krizës 2-vjeçare
KLD, rrokadë në instancat gjyqësore
2013, anglishtja provim mature
Blair: Kolapsi i euros, katastrofik për botën
Engel: Të zgjidhet sa më shpejt cështja e veriut