E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sudan, 99 për qind e jugut voton për shkëputje

Mijëra njerëz dolën në rrugët e qytetit Xhuba në jug të vendit, pasi zyrtarët e zgjedhjeve thanë se 98.57 për qind e votuesve nga 10 shtetet jugore kanë zgjedhur të ndahen. Pavarësia për pjesën jugore do të hyjë në fuqi më 9 korrik.

Votimi u premtua në vitin 2005 si pjesë e marrëveshjes paqësore që i dha fund dekadave të konfliktit ndërmjet veriut dhe jugut, ku humbën jetën rreth 2 milionë njerëz.

Kreu i OKB-së, Ban Ki-mun, përshëndeti votimin paqësor, por tha se është i shqetësuar për disa çështje të pazgjidhura lidhur me kufirin e ardhshëm.

                                                                                             2011-01-30 14:23
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›