E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipt, vijojnë përleshjet mespolicisë e protestuesve

KAJRO- Fotografitë dhe videot e postuara në rrjetet sociale dhe faqet e internetit vërtetojnë se tashmë populli egjiptian është në “luftë” mes tyre. CNN ka publikuar një raport nga Kajro, të titulluar: "Kajro u shndërrua në një zonë lufte të përgjakshme”.
 
Pas përleshjeve të ditës së mërkurë, ku forcat e sigurisë larguan me dhunë mbështetësit e Morsi-it, ku mbetën të vrarë sipas shifrave zyrtare më shumë se 600 njerëz dhe plagosur katër mijë të tjerë, edhe dita e djeshme u shënua me gjakderdhje jo vetëm në Kajro, por edhe në disa qytete të tjera.

ORA 13:55 VIJOJNE PERLESHJET NE EGJIPT
Gjendja në Egjipt vazhdon të mbetet kritike pas të Premtes së Zemërimit. Xhamia Al fatah në sheshin Rasmeh në Kajro po kthehet në skenë përleshjesh mes ushtrisë dhe mbështetësve të presidentit të rrëzuar Mohamed Morsi.

Besnikët e Morsit ndodhen aty të rrethuar për më tepër se 12 orë.

Ndërsa gratë dhe fëmijët janë nxjerrë nga xhamia më herët.

Gjithashtu ka edhe kundërshtarë të Morsit të cilët janë mbledhur jashtë tempullit të shenjtë.

 
RRITET BILANCI I VIKTIMAVE NE EGJIPT
Numri i viktimave mund të shkojë mbi 1000 veta sipas burimeve të ndryshme dhe qindra të plagosur. Vetëm në Aleksandri numërohen mbi 40 viktima. Policisë dhe ushtrisë u është dhënë leja nga autoritet që të hapin zjarr mbi protestuesit që sulmojnë institucionet qeveritare dhe forcat e sigurisë.
 
Gjithashtu mbi 1000 besnikë të Vëllazërisë Myslimane, që kërkojnë rikthimin e Morsit, janë arrestuar gjatë të premtes, ku pjesa më e madhe vetëm në kryeqytetin e Kajros. Të shumtë kanë qenë konsultimet e lidërve ndërkombëtarë.
 
Ministrat e Jashtëm të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian do të takohen në Bruksel të hënën më 19 gusht për të diskutuar rreth krizës në Egjipt.
 
Ndërkohë Vëllazëria Myslimane ka thënë se është e vendosur për të protestuar, por në mënyrë paqësore.
 
EGJIPT, PRESIDENTI DEKRET PER VELLAZERINE MUSLIMANE: ORGANIZATE TERRORISTE
Në Egjipt tensioni mbetet i lartë. Presidenti i përkohshëm ka firmosur një dekret ku thuhet se Vëllazëria Myslimane është një organizatë terroriste dhe se kush e mbështet do të ketë pasoja të mëdha.

Redaksia online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›