E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, vriten 24 oficerë policorë në Sinai

Të paktën 24 oficerë policorë egjiptian raportohet se janë vrarë në një sulmë që ju është bërë në gadishullin e kapluar nga dhuna, Sinai.

Zyrtarët e sigurisë në këtë shtet njoftojnë se policët janë sulmuar nga persona të armatosur në afërsi të Rafah në kufi me Gazan, mëngjesin e së hënës.

Militantët kanë rritur numrin e sulmeve në Sinai, kryesisht duke e pasur si cak, forcat e sigurisë në Egjipt, që prej se ushtria e hoqi nga pushteti presidentin islamik, Muhammad Morsi më 3 korrik.

Së paku 830 persona janë vrarë javën e kaluar në përleshjet në mes të përkrahësve të Morsit dhe forcave të sigurisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›