E Shtunë, 31 Tetor 2026

Intervista me Snowden, arrestohet në Britani partneri i gazetarit

Partneri i gazetarit që ka lidhje me Edward Snowden, është ndaluar në Aeroportin Heathrow të Londrës, të dielën.

Raportohet se David Miranda është mbajtur për rreth 9 orë sipas ligjeve anti-terror.

Miranda është partneri i Glenn Greenwald, i cili ka raportuar për gazetën britanike, The Guardian për programet e vëzhgimit të SHBA-ve sipas materialeve që i ka marrë nga Snowden, ish kontraktori i arratisur i inteligjencës amerikane.

Për faqen e internetit të Guardian, Greenwald ka thënë se telefoni celular i partnerit të tij, David Miranda, llaptopi dhe kartë memoriet (USB) e tij janë konfiskuar.

Një deklaratë e gazetës thotë se Guardian është e tmerruar me ndalimin e David Miranda dhe do ju bëjë kërkesë autoriteteve britanike për një sqarim urgjent.

Qeveria braziliane ka shprehur shqetësim të thellë rreth ndalimit të personit në fjalë, partneri afatgjatë i Greenwald me të cilin është në një lidhje civile. Çifti jeton në Rio de Zhaniero.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›