E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt, vriten gjashtë vetë në mes të Kajros

Një shofer autobuzi në Egjipt ka qëlluar për vdekje me armë zjarri gjashtë punëtorë që po udhëtonin në automjetin e tij.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë ndërkombëtare, sipas të cilave pasagjerë të tjerë kanë mbetur të plagosur kur shoferi, i cili punon për një firmë ndërtimi, hapi zjarr me një automatik.

Autori i krimit u arrestua më vonë nga forcat e policisë. Motivet e masakrës, e ndodhur në perëndim të Kajros, për momentin janë të paqarta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›