E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipti angazhohet për paqen në Lindjen e Mesme

Kajro -Ministri i Jashtëm egjiptian, Ahmed Aboul Gheit, deklaroi sot se Egjipti po planifikon organizimin e një takimi mes liderëve të grupeve palestineze për bisedime, teksa theksoi nevojën për përpjekje të reja për mënjanimin e konflikteve të brendshme, gjë që mund t'i hapë rrugën shpalljes së zgjedhjeve të përgjithshme elektorale.

Egjipti ka bërë përpjekje të veçanta në afrimin e Hamasit, grupi që kontrollon Rripin e Gazës, me fraksionin Fatah të presidentit palestinez Mahmoud Abbas që dominon në territoret e pushtuara nga Izraeli në Bregun Perëndimor.

Ata nuk kanë pranuar bisedime dhe me tepër që nga qershori i vitit 2007, kur Hamasi largoi me forcë Fatahun nga Gaza.

"Do t'i ftojmë liderët apo sekretarët e përgjithshëm të organizatave palestineze në Egjipt për bisedime", deklaroi Aboul Gheit për gazetarë, pas bisedimeve me homologen e tij izraelite Tzipi Livni, por nuk shtoi hiollësi të tjera për zhvillimet e ardhshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›