E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blair: Çdo ditë në mënyrë të rregullt lexoj Kuran

Londër - Ish kryeministri anglez, Toni Blair ka deklaruar se në mënyrë të rregullt, çdo ditë lexon pjesë nga Kurani. Në një intervistë të dhënë për revistën gjermane Die Zeit, Blair ka komentuar edhe figurën e profetit Muhamed, që sipas të cilit ka qenë një lider i madh për të gjithë kohërat. “Rregullisht lexoj Kuran, madje mund të them çdo ditë. Lexoj edhe jetën e profetit Muhamed, i cili ka qenë një lider I madh për të gjithë kohërat”, ka thënë ai. Pyetjes se “A mendoni të ktheheni në mysliman”, politikani 55 vjeçar I është përgjigjur “Ju lutem mos më bëni pyetje të tilla”.

Vetëm pak kohë pasi u larguar nga politika, Blair pati deklaruar se kishte pranuar fenë katolike, duke u nxitur kështu nga besimi i bashkëhsortes dhe fëmijëve të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›