E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipti na njeh vitin ardhshëm

Erdhi për t’i dhënë lajme të mira. Por Safat Hixhazi nuk ia tha Hashim Thacit se kur Egjipti do ta njehë Kosovën. Sekretari i Përgjithshëm i Revolucionit të Egjiptit, oraganit kryesor që po bënë reformën e shtetit arab veri-afrikan i tha Kryeministrit vetëm një gjë.

“I kam thënë le ta gjeje vendin për ambasadë”, potencoi Hixhazi.

E se kur do të zyrtarizohet njohja, Hixhazi e tha në një intervistë në Klan Kosova.

“Pas zgjedhjeve të Egjiptit do ta njohim pavarësinë e Kosovës, e kjo do të ndodh me siguri në fillim të vitit të ardhshëm", ka thënë Safat Hixhazi.

Hixhazi që erdhi në Prishtinë me ftesë të Ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj, tha se presioni ekonomik i Serbisë dhe Rusisë ishte faktori kryesor që Egjipti nuk e njohu Kosovën.

Por shtoi se kjo ka ndryshuar duke thënë se sistemi i ri nuk lejon as Beogradin e as Moskën të kushtëzojë një shtet të fuqishëm si vendi i tij. Hoxhazi tha se që nga e shtuna, me organizatën kosovaro-egjiptiane do të nisë lobimin në Kajro, në ambasadat e vendeve që se njohin Kosovën, që të ndryshojnë mendimin. (indeksonline)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›