Egjipti, ofertë për kurse trajnimi për mjekët shqiptarë
Universiteti Mansura në Egjipt, në bashkëpunim me Fondacionin Egjiptian për Bashkëpunimin Teknik, organizojnë kurse afatshkurtra për mjekët shqiptarë, sipas tematikave që janë: The international training course on Uro-laparoscopy, 02-06 Maj 2010, Teeth deformation in Children, 18-25 Nëntor 2010. Aplikantët për ndjekjen e këtyre kurseve duhet të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze. Ata duhet të paraqesin pranë Sektorit të Marrëdhënieve me
Jashtë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dokumentet, fotokopjen e pasaportës, kopjen e diplomës së mbarimit të studimeve të larta, dëshminë për njohjen e gjuhës angleze, 1 fotografi 4 cm x 6 cm. Shpenzimet e akomodimit dhe të ushqimit mbulohen nga pala egjiptiane, ndërsa shpenzimet e udhëtimit do të mbulohen nga vetë pjesëmarrësit. Afati i fundit për pranimin e dokumentacionit është data 01.04.2010. Për çdo informacion tjetër mund të merrni në numrin e telefonit 04 2230197.