Miratohet lista e barnave të rimbursueshme, 17 ilaçe të reja për kategoritë përfituese
Ditën e djeshme është miratuar lista e re e branave të rimbursueshme, ku janë shtuar 17 alternativa të reja për vitin 2010. Megjithatë, Pensionistët, shpesh ankohen se në listën e barnave të rimbursueshme janë ilaçe që nuk kushtojnë dhe në fakt edhe në këtë listë të sapo miratuar është i njëjti fenomene. Ku në pjesën më të madhe të barnave të reja që
janë futur këtë vit janë barna të cilat shërbejnë për infeksione të lehta, si dhe disa shurupe për fëmijët. Ka disa ilaçe që jepen, për të sëmurat kronik, që shërbejnë për hollimin e gjakut, por dhe në këtë raste është rimbursuar ai ilaç që ka çmimin më të ulët, se një ilaç që kryen të njëjtin funksion, por është më i efektshëm se ky që është futur nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga ISKSH, për tu dhënë qytetarëve me rimbursim. P.sh, Ëarfarin 1 mg, si hollues i gjakut në të sëmurë kronikë në trajtimin e ischemive, Cefixime i formës shurup për fëmijëantibiotik, Fenticonazole-antimycotik për gratë, Dydrogersteronë - për çrregullimet e menopauzës tek gratë, Insulina glulisine - Insulinë analoge për trajtimin e diabetit duke e përmirësuar e trajtimit të kësaj sëmundje, si këto janë edhe disa ilaçe të tjera.
Miratimi
Këshilli i Ministrave miratoi gjatë mbledhjes së djeshme listën e re të barnave të rimbursueshme për vitin 2010. Me 5,5 miliardë lekë qeveria do të subvencionojë listën me 409 barna të rimbursueshme. Kjo listë shtohet me 17 medikamente të reja, duke përfshirë në grupet e mbrojtura edhe gratë. Kjo u bë e ditur nga Pëllumb Pipero, drejtor i politikave shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Elvana Hana, drejtoreshë e Institutit të Sigurimeve dhe Kujdesit Shëndetësor. Në një konferencë për shtyp, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor kanë deklaruar se 17 barnat e reja do të trajtojnë të gjitha kategoritë, fëmijët, invalidët dhe pensionistët. Lista e re e barnave të rimbursueshme përmban këtë vit 409 medikamente, midis të cilave 17 janë medikamente të reja. Dhe midis këtyre 17 medikamenteve të reja 13 janë alternativa të reja të cilat përmirësojnë apo rrisin spektrin e trajtimit të sëmundjeve, duke u ardhur më mirë në ndihmë mjekëve, dhe 4 janë principe të reja aktive, të cilat zgjerojnë gamen apo mbulueshmërinë e sëmundjeve të ndryshme siç janë medikamentet antimikotiket, apo insulinat analoge, apo dhe medikamente të tjera të cilat vijnë në dispozicion të shëndetit të gruas, pohoi gjatë konferencës, Pipero.
Kostoja e shpenzimeve
Sipas drejtoreshës së ISKSH bëhet e ditur se kostoja e shpenzimeve për barnat e reja është 131 milionë lekë. Sa i takon barnave të reja, ka një rritje prej 2.4% në raport me totalin e shpenzimeve. Hana vuri theksin tek përmirësimi i trajtimit me medikamente të rimbursueshme për kategorinë e grave, të cilat sot kanë një vëmendje më të madhe. Këto barna janë dydrogersterone për çrregullimet menopauzike dhe fenticanazole antimykotik, përbëjnë 1.5% të barnave të reja, pohoi Hana. Principe të reja janë: Ëarfarin 1 mg- si hollues i gjakut në të semurë kronikë në trajtimin e ischemive, Cefixime i formës shërup për fëmijë antibiotik, Fenticonazole-antimycotik për gratë, Dydrogersteronë - për çrregullimet e menopauses tek gratë, Insulina glulisine - Insuline analoge për trajtimin e diabetit duke e përmirësuar e trajtimit të kësaj sëmundje. Nga kombinimet e barnave ekzistuese të listës janë përfshirë në këtë listë 2010, disa kombinime barnash me përdorim kryesisht në pneumologji dhe gjinekologji, te cilat realizojnë mundësi më të mira te mjekimit për sëmundjet respiratorë dhe gjinekologjike.
Lista me barnat e reja
1. Ëarfarine 1 mg antikoagulante
(Antianemikët 4 formë-doza të të njëjtit bar, (Antibiotik me përdorim pediatrik)
2. Methoxypolyethyleneglycol-epoetin beta 30mcg 03ml pre-filled syr,
3. Methoxypolyethyleneglycol-epoetin beta 120mcg 03ml pre-filled syr
4. Methoxypolyethyleneglycol-epoetin beta 150mcg 03ml pre-filled syr
5. Methoxypolyethyleneglycol-epoetin beta 200mcg 03ml pre-filled syr
6. Cefixime 100mg 5ml-100ml
(Barna antinfektive dhe antiseptike gjinekologjike)
7. Fenticonazole 600mg ovule,
8. Metronidazole+Neomicine+Nystatine 500mg 65000+100000 ovule
9. Multienzime 25000UI Enzimat
10. Insuline Glulisine 100 N.Nj 3ml (Antidiabetiket)
11. Dexamethason sodium phosphate 4mg ml 1mlamp
12. Mycophenolate mofetil 500mg Imunosupresivet
13. Budesonide 200mcg 60 caps inh (Antiasmatiket)
14. Budesonide 400mcg 60 caps inh
15. Budesonide+ Formoterol 320mcg 9mcg inh.
16. Dydrogesterone 10mg tabl
17. Travaprost+Timolol 40mcg+5mg/1ml- 2.5ml fl Barnat oftalmike
Liri Mëhalla