E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipti pushtohet nga demostratat, kërkohet largimi i presidentit Morsi

egjiptiEgjipt- Me mijëra egjiptianë janë mbledhur sot në sheshin Tahrir të Kajros ku do të protestojnë duke kërkuar dorëheqjen e presidentit islamist Mohamed Morsi.

BBC shkruan se me mijëra persona e kaluan natën në shesh, ndërsa ka qenë e njëjta situatë si në kohën kur u kërkua rrëzimi i Hosni Mubarakun.

Pikësrish sot mbushën plot një vit nga ardhja në pushtet e Morsit, ndërsa ndaj tij ka pasur akuza se ai dështoi me rimëmkëmbjen ekonomike dhe zgjidhjen e problemeve të vendit.

Demostrata pritet të mbahet gjatë orëve në vijim, ndërsa një ditë më parë humbën jetën tre persona, mes të cilëve një amerikan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›