Nishani në Kroaci, merr pjesë në festimet për anëtarësimin në BE
Kroaci- Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është nisur sot për një vizitë zyrtare në Kroaci, ku do të marrë pjesë në festimet e saj për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, Nishani do të zhvillojë edhe një takim me zëvendësndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker.
Kroacia zyrtarizon anëtarësimin me të drejta të plota në Bashkimin Europian, ditën e hënë më datë 1 korrik.
Në takimin e nesërm pritet të ketë sërish përplasje mes Kosovës dhe Serbisë, pasi presidenti serb, Timoslav Nikoliç ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në ceremoni nëse ftohet presidentja kosovare Atifete Jahjaga.