E Hënë, 2 Nëntor 2026

Egnatia-Partizani në RTSH, Tetova: Të lodhur nga Kupa, por duam finalen

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Partizanit, që do të luhet nesër në “Arenën Kombëtare” në orën 20:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH Sport. Tekniku pranon se skuadra rrogozhinase vjen e lodhur pas finales së Kupës, por thekson se Egnatia kërkon një vend në finalen e Final 4.

“Pas 120 minutave në Kupë, grupi im ka lodhje, gjendja psikologjike u rëndua pas asaj loje që është për të ardhur keq për nga rezultati, por duhet ta pranojmë.

Për hir të saj që kemi kaluar, duhet të fokusohemi shumë në gjysmëfinale, kemi dy rezultate por duhet të luajmë dhe të shkojmë si të barabartë.

Është momenti i “Final 4”. Janë 4 skuadrat më të mira që e kanë merituar gjatë gjithë vitit, mendoj që nuk kam ndonjë preferencë, e rëndësishme është ndeshja me Partizanin dhe pastaj finalja është finale”, ka thënë mes të tjerash Tetova.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›